Ismet-Beqiri

Beqiri: As Thaçi s’e fiton Prishtinën

Është i bindur se PDK-ja kurrë nuk do ta fitojë Prishtinën, edhe nëse kandidohet vet Hashim Thaçi. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se PDK-ja ka pasur kandidatë më të fortë se Blerand Stavileci, por i ka humbur të gjitha zgjedhjet.

Është i bindur se Isa Mustafa do t’i fitojë prapë bindshëm zgjedhjet, për shkak se qytetarët kanë sy dhe i shohin sukseset e qeverisjes në kryeqytet.

Beqiri thotë se Prishtina ka përparuar, edhe pse pretendon se Qeveria ka vazhduar ta diskriminojë në aspektin financiar.