Benzina dhe dizeli lirohen deri në një denar

Benzina dhe dizeli lirohen deri në një denar

Benzina dhe dizeli lirohen deri në një denarBenzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 0,5 denarë, ndërsa dizeli për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 81,50 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të jetë 83 denarë për një litër. EURODIZELI do të shitet me çmim prej 71 denarë për një litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,50 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit për 0,515 denarë për një kilogram. Në pajtim me Vendimin e ri, çmimi i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri do të jetë 60 denarë për një litër, ndërsa i mazutit 42,524 den/kg.

Ulja e çmimeve të derivateve të naftës në mesatare është për 1,01 për qind.