Benitez rrezikon shkarkimin , Mancini në opsion

Benitez rrezikon shkarkimin , Mancini në opsion

Benitez rrezikon shkarkimin , Mancini në opsionRafale Benitezit nuk po i shkojnë punët aspak mirë në Napoli.

Napolitanët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, akoma nuk ka gjetur formën më të mirë duke startuar mjaftë dobët në sezonin e ri në Seria A.

Disfata e djeshme e Napolit kundër Udineses (1-0), ka rrezikuar pozitën e Rafale Benitezit.
Mediat italiane të hënën shkruajnë se Benitez nuk po kalon periudhe të mirë në Napoli, madje sipas këtyre mediave, edhe presidenti i këtij klubi, Aurelio De Laurentiis ka nisur të humb besimin tek ish trajneri i Liverpoolit, Interit e Chelseas.

Tashmë qarkullojnë zërat për pasardhësin e Benitezit. Emri më i përfolur është i trajnerit italian, Roberto Mancinit, i cili sezonin e kaluar drejtoj Galatasarayn.
Mancini aktualisht është i papunë, por thuhet se strategu italian është në opsion për të zëvendësuar Bentezin.