Rafael Beniteza

Benitez: Më intereson Botërori, jo Tevezi

Rafael Benitez është maksimalisht i përqëndruar për ta fituar Kupën e Botës për klube për herë të parë në histori të Interit dhe jo në bërjen e një oferte për sulmuesin në largim të Manchester Cityt, Carlos Tevez.

“Tevez? Para një ndeshje të tillë (të mërkurën ndaj Seongnam Ilhwa) nuk ëhstë mirë të flasim për lojtarë. Tani është koha për të folur për titullin. Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Jam i qetë dhe i kënaqur sepse e kam parë Militon duke shënuar gola në stërvitje, mendoj se jemi të fortë”.

“Ne mund ta fitojmë këtë trofe. Është atmosferë e re brenda ekipit. Ndeshja e parë është gjithmonë më e rëndësishme dhe kështu ekipi më i fortë që kam në dispozicion do të luajë”, u shpreh Benitez.