Belluci lidhje me miliarderin Ismailov

Belluci lidhje me miliarderin Ismailov

 Belluci lidhje me miliarderin IsmailovBelluci është ndarë nga aktori francez Vincent Kasel pasi ka një lidhje me biznesmenin azer Telman Ismailov.

Lajmin e ka publikuar haqqin.az, një faqe interneti nga Azerbajxhani që merret me thashetheme VIP-ash. Zërat për një lidhje mes aktores bukuroshe italiane dhe miliarderit Ismailov kanë nisur që në vitin 2009, kur Belluci mori pjesë në inaugurimin në Antalia të Turqisë të një hoteli luksoz të ndërtuar pikërisht nga Ismailov.

57-vjeçari Ismailov, pronar i grupit imobiliar rus Ast, ka famë si Don Zhuan dhe ka bërë bujë me shpërblimet e majme që i ka dhënë këngëtareve si Mariah Keri dhe Xhenifer Lopez për të kënduar në festat e tij të ditëlindjes. Gjithashtu, në mbrëmjet e organizuara prej tij kanë qenë të pranishëm edhe personazhe si Sharon Stone, Riçard Gere, Paris Hilton dhe sigurisht Monika Belluci.