Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku

Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku

Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark FrrokuBelgjika kërkon zyrtarisht autoriteve shqiptare arrestimin e deputetit Mark Frrku dhe ekstradimin e tij. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe përfshirje në rrjet prostitucion.

Lidhur me këtë kërkesë Prokuroria e Përgjithshme do t’i kërkojë Parlamentit autorizimin për arrestimin e tij. Dokumentat nga drejtësia belge kanë mbërritur në Interpol Tirana dhe më pas i janë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë mësohet se deputeti ka qenë nga viti 1995 deri në vitin 1996 në Belgjikë dhe ishte i pajisur me pasaportë kosovare me emrin Azem Krasniqi. Ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti.