Bëjnë mirë tre filxhanë kafe në ditë

Bëjnë mirë tre filxhanë kafe në ditë

Bën mirë të pish deri në tre filxhanë kafe në ditë. Studiuesit kanë zbuluar edhe thelbin e kësaj mbrojtje të çmuar sipas një diete të ekuilibruar me fruta dhe perime.

Në fakt, kafeja të mbron nga shumë sëmundje. Në një studim për kafenë dhe efektet e saj në trupin njerëzor, ka treguar se oksigjeni që hyn në trupin tonë kur marrim frymë lidhet me disa molekula duke krijuar disa substanca të dëmshme, të cilat shkaktojnë plakjen e shtresave organike si dhe shumë sëmundje. Antioksiduesit janë ata, të cilët mund ta kontrastojnë.

Studiuesit kanë zbuluar edhe thelbin e kësaj mbrojtje të çmuar sipas një diete të ekuilibruar me fruta dhe perime. Përveç kësaj dy ose tre filxhanë kafeje ulin rrezikun për diabetin të tipit 2 dhe një konsum i rregullt sjell më pak probabilitet të cirrozës dhe tumoreve në mëlçi. Pastaj, kafeja ka edhe efekte pozitive: shpërndahet në bronke dhe stimulon një funksion shumë të mirë të rrugëve urinare: gjithashtu edhe në sistemin nervor duke përmirësuar nivelet e vëmendjes, favorizon copëzimin e molekulave të yndyrave dhe nuk lë të shëndoshen i edhe pse nuk ju dobëson.

Por, nëse do ta rrisni numrin e filxhanëve apo tasave në katër, pesë apo gjashtë problemet fillojnë dhe shfaqen, sepse nuk arrihet të zbutet kafeina e akumuluar dhe zemra fillon dhe çekuilibrohet. Megjithatë limiti, të cilin s’duhet ta kaloni kurrë është ai i 10 filxhanëve në ditë, sepse aty efekti i kafesë ju çon drejtpërdrejt në sëmundje dhe ju e bëni me duart e tuaja këtë. /Telegrafi/