Blerim-Dzemaili

Behramit e Xhemajlit u ndalohet seksi para lojës

Shefi i stafit mjekësor të Napolit ka thënë se çelësi i suksesit në “luftë” për evitimin e lëndimeve është që lojtarët të mos kenë seks për dy ditë para një ndeshjeje. 

Alfonso de Nicola thotë se ky rregull zbatohet te skuadra e Napolit, pjesë e së cilës janë Valon Behrami e Blerim Xhemajli. “Evitimi i aktivitetit seksual për dy ditë para një ndeshjeje është fundamentale për të ndaluar lëndimet muskulore. Është rregull në skuadrën tonë.

Po ashtu është bërë edhe një punë specifike nga stafi im dhe trajnerët e fitnesit që ka për synim më tepër të ndalojë lëndimet. Lojtarët po ashtu duhet përgëzuar për qasjen profesionale që kanë marrë në jetën e tyre private. Ata gjithmonë bëjnë stërvitje të caktuara në shtëpi që i mësojnë në kamp stërvitor”, ka thënë De Nicola, shkruan KD, duke transmetuar “Corriere del Mezzogiorno”.