largea_valon-berami901348905310

Behrami e Xhemajli me Napolin sfidohen nga Sampdoria

Skuadra nga “San Paolo”, Napoli do ta ketë një sfidë mjaftë të vështirë për të qëndruar ende në krye të renditjes, pasi përballen në udhëtim me Sampdorian, e cila gjithashtu nuk di për humbje. Ndërkaq në “Olimpiko” do të jetë interesant përballja e dy yjeve të kombëtares kuqezi, Lorik Canës me Lazion dhe Erjon Bogdanit me Sienën.

Në futbollin italian, Napoli i dyshes shqiptare, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli do ta kenë një test të vështirë në përballje me Sampdorian në udhëtim.

Napoli pas pesë ndeshjes ndanë pozitën e parë me Juventusin me 13 pikë, duke vënë në këtë mënyrë kandidaturën për titull, ndërkaq Sampdoria me dhjetë pikë pason në pozitën e tretë. Sampdoria,e cili kampionatin me një pikë më pak befasoi edhe pse me skuadër solide nga pesë javë ata kanë regjistruar tri fitore dhe dy barazime.

Derisa ky takim do të zhvillohet të dielën, sot në mbrëmje Juventusi e pret Romën, në derbin e javës, ndërkaq Milani i shkon Parmës. Në Romë, ballafaqon dy legjionarët e kombëtares kuqezi, kapitenin Lorik Cana me Lazion dhe bomberin, Erjon Bogdani me Sienën.

Ndërkaq përfaqësuesi i Finlandës, Përparim Hetemaj me Chievon i shkojnë Palermos së portierit, Samir Ujkani. Derisa Migjen Basha me Torinon do të ketë punë me Atalantën në udhëtim. Javën e gjashtë në Serie A, e përmbyll takimi në mes Interit dhe Fiorentinës.

Liga e Italisë

E shtunë
18.00: Parma – AC Milan
20.45: Juventus – Roma

E diele 
12.30: Udinese – Genoa
15.00: Atalanta – Torino
15.00: Bologna – Catania
15.00: Cagliari – Pescara
15.00: Lazio – Siena
15.00: Palermo – Chievo
15.00: Sampdoria – Napoli
20.45: Inter – Fiorentina