Beckenbauer_181111_thumb_large

Beckenbauer si Kahn, kritikon Schweinsteigerin

Franz Beckenbauer iu bashkua Oliver Kahnit duke kritikuar zëvendëskapitenin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, për mungesë të lidershipit përkrah kapitenit të parë, Philipp Lahm. 

Schweinsteiger luajti në fitoren e thellë 5-0 ndaj Hamburgut në Bundesligë, të shtunën, por Beckenbauer dyshon nëse mesfushori ka aftësi të komandojë në fushë, kur Bayern është nën presion.

“Mendoj se Kahn ka të drejtë”, tha ish-selektori i Gjermanisë dhe kapiteni Beckenbauer për televizionin Sky. “Schweinsteiger luajti në fillim të sezonit dhe distribuoi pasime siç kishte bërë gjithmonë, por loja e Bayernit nuk funksionoi. Në raste të tilla pritet që kapiteni ose një futbollist me përvojë të marrë kontrollin. Ai (Schweinsteiger) nuk e bëri këtë”, shtoi Beckenbauer.

Ish-kapiteni i Gjermanisë dhe portieri i Bayernit Kahn ishte i pari që theksoi kritikat e tij javën e kaluar, kur fajësoi Lahmin dhe Schweinsteigerin për mungesë të lidershipit pas startit të dobët të Bayernit në sezonin e ri në Bundesligë.