BE po shqyrton mundësinë e rikthimit të vizave

BE po shqyrton mundësinë e rikthimit të vizave

BE po shqyrton mundësinë e rikthimit të vizaveBashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për rikthimin e vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas gazetës kroate Jutarnji List, BE është e shqetësuar për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë statusin e azilit në vendet e BE-së.

Për shkak të kësaj, nuk përjashtohet mundësia që të rikthehen vizat për qytetarët e Serbisë, Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas një raporti të Brukselit, për 40 për qind është rritur numri i qytetarëve të këtij rajoni që kanë kërkuar statusin e azilit, në krahasim me vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për 50 mijë kërkesa për statusin e azilit, shumica prej të cilave siç thuhet janë në Gjermani, Francë dhe vendet skandinave. (INA)