BE-ja kërkon forcimin e kontrolleve kufitare

BE-ja kërkon forcimin e kontrolleve kufitare

BE-ja kërkon forcimin e kontrolleve kufitareSa i përket numrit të atyre që kanë hyrë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian kosovarët të vetëm ua kanë kaluar sirianëve dhe afganëve bashkë. Kështu kanë konfirmuar për Kohën Ditore zyrtarë nga Brukseli sipas të cilëve ka rritje enorme të kalimeve ilegale të kufirit.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, qytetarët e Kosovës përbënin 40 për qind të kalimeve kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së, duke ua kaluar në numër afganëve dhe sirianëve”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shkruan “Koha Ditore”.

E kur është fjala për kërkesat e azilit, numri më i madh është në Gjermani dhe Hungari.