BE-ja i shtyn sanskionet e reja kundër Rusisë

BE-ja i shtyn sanskionet e reja kundër Rusisë

BE-ja i shtyn sanskionet e reja kundër RusisëMinistri i Punëve të Jashtme të Francës, Loran Fabijus, sot theksoi se Këshilli i punëve të jashtme të Bashkimit Evropian do ta shtyjë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj personave zyrtarë rusë për situatën në Ukrainë, me shpresë se do të kenë sukses negociatat paqësore në Minsk, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas Fabius, shtyrja është për shtatë ditë, kur do të intensifikohen negociatat e nivelit më të lartë mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

Fabius konfirmoi se sot në mëngjes në Bruksel është biseduar për sanksionet e vendosura lidhur me ngjarje në Mariupol, ku ka ekzistuar dallim mes momentit kur sanksionet janë vendosur dhe momentin kur të njëjtat janë konfirmuar.

Për këtë sipas njeriut të parë të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme , në mënyrë shtesë do të njoftohet Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, por shtoi se është ruajtur parimi i sanksioneve të miratura lidhur me Maripolin, ndërsa zbatimi i tyre do të varet nga situata në terren.

Francezi theksoi se ende ka një pjesë nga rruga që duhet të kalohet lidhur me negociata paqësore, sepse siç theksoi , ka një sërë çështjes që janë parashtruar.

Në pyetjen nëse është i mundur ndryshimi i Protokollit të Minskut, shefi i diplomacisë së Francës theksoi se marrëveshja është nënshkruar, por prej atëherë ka ndryshime në terren dhe duhet në masë më të madhe të mundshme të respektohet Protokolli nga Minsku. Në çdo rast, ai theksoi se ende nuk ka rezultate, por bëhen përpjekje të mundshme maksimale që të vijë deri te qetësimi i situatës dhe paqe.