BE-ja diskuton për rikthimin e vizave për Ballkanin!

BE-ja diskuton për rikthimin e vizave për Ballkanin!

BE-ja diskuton për rikthimin e vizave për Ballkanin!Përfaqësues të Bashkimit Evropian, javën e ardhshme, pritet që ta vënë në rend dite çështjen e rikthimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtu hyjnë shtetasit e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Që të diskutohet sërish kjo çështje, janë pajtuar përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së dhe negociuesi nga Parlamenti Evropian, Augistun Dias de Mera.

Nëse këto ndryshime që propozohen do të pranohen nga shtetet-anëtare të BE-së, miratimi i projektligjit do të bëhet në muajin shtator.

Krejt ky diskutim po ndodhë pasi që me liberalizimin e vizave për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve në shtetet evropiane.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Evropian për Mbështetjen e Azilit, në vitin 2012, numri i kërkesave për azil ka shënuar rritje prej 49 për qind, krahasuar me vitin 2011