BE e shqetësuar për demokracinë në Maqedoni

BE e shqetësuar për demokracinë në Maqedoni

BE e shqetësuar për demokracinë në Maqedoni “Shpërfillja” ndaj Maqedonisë në Samitin e BE-së i detyrohet jo vetëm çështjes së emrit, por dhe shqetësimit të Brukselit për gjendjen e demokracisë në vend.

Kështu thotë në vlerësimin e tij, ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, sipas të cilit, niveli demokratik në vend nuk i ngjan një shteti që duhet të anëtarësohet në familjen evropiane.

“Mendoj se mungesa e Maqedonisë në Bruksel, është reflektim i shqetësimit të më shumë vendeve-anëtare, ndonëse nuk e thonë hapur këtë, për gjendjen e demokracisë, për mungesën e dialogut politik dhe për përparimin e pamjaftueshëm për tejkalimin e pasojave të ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ky nuk është imazhi i një shteti-kandidat i BE-së. Nuk ka alternativë për dialogun politik, për konsensusin dhe për respektimin e lirisë së mediave”, ka deklaruar Fuere, në intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke folur për çështjen e emrit, ish-ambasadori ka theksuar se kontesti nuk ka të bëjë me identitetin e maqedonasve, por me emrin e shtetit.

“Mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem, është dialogu. Maqedonasit do të mbesin gjithnjë maqedonas. Me vjen keq nëse kontesti i emrit përdoret për poenë dhe për konsum të brendshëm politik”, ka thumbuar Fuere