BE e shqetësuar me kërkesat për përfundimin e mandatit të EULEX-it

BE e shqetësuar me kërkesat për përfundimin e mandatit të EULEX-it

BE e shqetësuar me kërkesat për përfundimin e mandatit të EULEX-itDiskutimi lidhur me propozimin kontradiktor për t”i dhënë fund misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka ngjallur shqetësim tek shtetet anëtare të BE-së.

Një ndërprerje e herësh me e këtij misioni mund ta dobësojë vendosmërinë e Kosovës për të reformuar sistemin e saj të drejtësisë, shkruan sot portali europeanvoice

Sipas një propozimi që është vënë në muajin dhjetor në tavolinën e Shërbimit Evropian për Misione të Jashtme ( EEAS ), kërkohet ndryshim thelbësor i misionit EULEX në Kosovë.

Aty kërkohet që misioni të zvogëlohet, të ndërrojë emrin dhe të ketë një rol shumë më të dobët se sa deri më tani. Ajo që është më e rëndësishme, EULEX do të humbë të gjitha kompetencat ekzekutive, me përjashtim të pjesës veriore ku janë katër komuna të banuara me serbë.
Zyra e Prokurorisë Speciale, i cila ka ngritur padi dhe ka dënuar të akuzuar për krime të luftës dhe korrupsion, do të vendoset nën kontrollin e institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë ambasadorët e vendeve anëtare dhe grupet punuese për çështjet e sigurisë janë duke diskutuar një version të rishikuar të propozimit për ndryshimin e rolit të misionit EULEX.
Disa shtete anëtare të BE-së kanë mohuar se EEAS ka marrë në konsideratë propozimet e Qeverisë kosovare për ndryshimin e misionit EULEX dhe në vend të kësaj, kanë inkurajuar Kosovën të vazhdojë reformat në fushën e shtetit ligjor, transmeton RK .

Qeveria e Kosovës po kërkon nga BE të mbyllë misionin, i cili ka filluar në vitin 2008 me një mandat që përfshinte autoritetin për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar rastet e rënda penale. Mbyllja e misionit në mes të qershorit, kur përfundon mandati i tij, do të forcojë pozicionin e qeverisë në zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen këtë verë apo në vjeshtë

Ekziston një bindje e përgjithshme se në Kosovë është shënuar progres, sidomos në ngritjen e sistemit policore, tha një diplomat evropian, por sipas tij, tek disa shtete anëtare të BE-së ideja që gjykatat kosovare të merren me rastet e krimeve të luftës – është ende e paimagjinueshme.