Robert Cooper

BE “pro” zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Robert Cooper, diplomat i lartë në zyrën e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka ardhur sot në Prishtinë ekskluzivisht për të ndihmuar në daljen nga gjendja që u krijua në Kosovë pas tërheqjes së LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të baroneshës Ashton, Cooper është takuar me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Burime nga Brukseli të Klan Kosova thonë se në këto takime është folur për gjetjen e zgjidhjeve kushtetuese për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve në Kosovë.

Mësohet se me këtë është pajtuar edhe shefi i ICO-së, Pieter Feith, njeriu që është përpjekur më së tepërmi të gjendet një pajtim i përgjithshëm për zgjedhje të parakohshme të caktuara më 13 shkurt. Por, në fund, ai, sipas burimeve nga BE-ja është pajtuar edhe për zgjidhje më të hershme se kjo datë.