BDI miraton kandidaturat, ja emrat

BDI miraton kandidaturat, ja emrat

BDI miraton kandidaturat, ja emratTeuta Arifi në Tetovë, Nevzat Bejta në Gostivar, Arbën Labënishti në Strugë.Këta janë tre atutë me të cilët Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të sfidojë kundërshtarët e saj në tre komunat më të mëdha shqiptare.

Burime pranë BDI-së se Izet Mexhiti mbetet i pakontestueshëm në kandidaturën për Çairin, Fatmir Dehari për Kërçovën e Bashkuar dhe myftiu Ruzhdi Lata për Dibrën.

Burime të larta kanë njoftuar se në Likovë do të rikandidohet Sadulla Duraku, në Zhelinë Fatmir Izairi, në Saraj Bekim Murati, në Bërvenicë Enver Pajaziti, në Vrapçishtë Bajram Kadrija, në Bogovinë Hazbi Idrizi dhe në Dollnen Abdulla Bajramovski.

Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të rezultateve nga anketat e realizuara në periudhë prej tri javësh.

BDI pritet të bëjë gjatë ditës së nesërme njoftimin zyrtar për kandidaturat e miratuara në mbledhjen e sotme.Zh.mk