1328994838-Muhamet_Hoxha_935722179

BDI i kundërpërgjigjet PDSH-së

Qeverisja e PDSH-së dhe BDI-së dallon si nata me ditën. Kështu u shpreh Muhamet Hoxha nga BDI duke reaguar ndaj akuzave të një dite më parë të PDSH-së, për njëvjetorin e qeverisjes së BDI-së përkrah VMRO-DPMNE-në.

Hoxha gjithashtu tha se gjatë qeverisjes së PDSH-së, shqiptarët në vend kanë përjetuar ‘kasaphana’ dhe terrorizim të mediave në gjuhën shqipe, kurse gjatë qeverisjes së BDI-së, shqiptarët po shijojnë demokracinë dhe promovimin e lirisë së të shprehurit.

“PDSH nuk ka nevojë të kthehet 20 vite pas por le të kthehet vetëm 10 vite kur kjo parti ishte akoma në pushtet dhe deputetët e saj nuk kishin të drejtë të përdorin gjuhën shqipe as në parlament, ata këtë të drejt e realizuan me marrëveshjen e Ohrit pas vitit 2001. PDSH me çështjen e gjuhës le të kthehet vetëm 5 vite prapa pas viteve 2006-2008 dhe le të përkujtohet se si deputet e saj kur ajo ishte në pushtet udhëhiqnin komisionet parlamentare në gjuhën maqedonase”, citon Alsat-M fjalët e Muhamet Hoxha, nga BDI.

Të dielën në adresë të BDI-së, partia e Thaçit lëshoi një mori akuzash. Duke theksuar se BDI-ja ishte prej një viti në pushtet, por pa pushtet. PDSH-ja i atribuonte BDI-së vetëm arrestimet në kuadër të operacionit ‘Monstrum’, si dhe varfërimin gjithnjë e më të skajshëm ekonomik të shqiptarëve.