BBC sjell version modern të serialit Sherlock Holmes

BBC sjell version modern të serialit Sherlock Holmes

BBC do të sjellë në ekranet televizive britanike këtë fundjavë versionin modern të detektivit legjendar Sherlock Holmes.

Aktori Benedict Cumberbatch, i cili do të interpretojë personazhin e krijuar nga Sir Arthur Conan Doyle, ka deklaruar se ndihej shumë i emocionuar për këtë rol.

“Ndjej një gëzim të madh të shoqëruar me një shqetësim nervoz. Ju do të shikoni Holmesin dhe do të bëni krahasimin e të vjetrit me të riun. Po unë çfarë po bëj? A dua të identifikohem me këtë personazh? Është e çuditshme të jesh aktor”, është shprehur Cumberbatch.

Sherloc Holmes do të jetë një serial që do të përbëhet nga tre seri 90 minutëshe, i përshtatur në kohën e sotme nga shkrimtarët Steven Moffat dhe Mark Gatiss.

Edhe këtu, detektivi do të shoqërohet nga ndihmësi i tij i pandashëm, Doctor Watson, i cili ashtu sikurse në libër, sapo është kthyer nga Afganistani.