BBC dokumeton kushtet çnjerëzore të spitalit më të rrezikshëm të botës

BBC dokumeton kushtet çnjerëzore të spitalit më të rrezikshëm të botës

BBC dokumeton kushtet çnjerëzore të spitalit më të rrezikshëm të botës Gjigandi televiziv botëror BBC ka arritur të futet me kamera të fshehur brenda një spitali psikiatrik në Guatemala, ku pacientët keqtrajtohen me metoda nga më ç’njerëzoret.

Fatkeqët e mbyllur brenda institucionit provojnë torturat jashtë çdo lloj të drejte njerëzore, që nga qetësuesit e fortë që iu jepen e deri tek lënia pa ngrënë dhe pa larë.

Personat e mbyllur në institucion, shpesh abuzohen në mënyrë kafshërore, duke i bërë ata të mos jenë të vetëdijshëm për çfarë kalojnë.

Ndërsa, kushtet janë jashtë çdo lloj trajtimi normal, raporton BBC.

Gazetarët e BBC mundën të hyjnë brenda ambjenteve të spitalit psikiatrik, duke u hequr sikur janë vullnetarë që duan të dhurojnë pajisje për përmirësim kushtesh të këtij spitali.

Ndërsa, lidhur me këtë gjendje, autoritetet në Guatemala kanë thënë se e dinë që ka patur keqtrajtime, por se “ata janë bërë në të mirë të pacientëve dhe se kanë parë përmirësime të kushteve”.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=bEAYETfqA5M”]