BB: Kosovës i nevojitet reforma e institucioneve

BB: Kosovës i nevojitet reforma e institucioneve

BB: Kosovës i nevojitet reforma e institucioneveVit i zymtë për Kosovën pritet të jetë 2013-a. Kriza në eurozonë, nga e cila edhe vendi ynë është duke u prekur, mund të ndryshojë parashikimet për rritjen ekonomike dhe për realizimin e disa projekteve të mëdha shumëvjeçare.

Në një intervistë dhënë KTV-në, shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters ka thënë se vendi ynë parashihet të ketë rritje 3.3 për qind, por edhe kjo është shumë diskutabile. 

Madje, Olters nuk e ka përjashtuar mundësinë që kriza të ketë ndikim edhe në projektin shumëvjeçar të termocentralit “Kosova e re”. Mirëpo, çelës kyç për ndryshime pozitive që pretendon Kosova, është reforma e institucioneve dhe në administratë publike.

Sa i përket uljes së papunësisë, Olters ka thënë se janë marrë disa masa, por efekti i tyre duhet të shihet në vitet në vijim.

Këtë vit, Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë sektorin e energjisë, bujqësinë, arsimin, kadastrën dhe disa institucione të tjera.