BB i jep Shqipërisë 265 mln euro për financat dhe sigurinë rrugore

BB i jep Shqipërisë 265 mln euro për financat dhe sigurinë rrugore

BB i jep Shqipërisë 265 mln euro për financat dhe sigurinë rrugoreBanka Botërore do të japë 265.7 mln euro për për menaxhimin e financave publike dhe sigurinë rrugore. Vendimi është marr mbrëmjen e të premtes nga bordi ekzekutiv i BB.

Projekti i pare prej 200 milione eurosh mbeshtet forcimin e menaxhimit te financave publike si dhe projekti i dyte prej 65.7 milione eurosh mbeshtet permiresimin e mirembajtjes dhe sigurise rrugore.

“Garancia e bazuar te Politikat për Financat Publike për një hua komerciale mbështet reforma kryesore që janë kritike për Shqipërinë për të ruajtur hapësirën fiskale për rritje, dukë lejuar investime dhe ofrimin e shërbimeve sociale që lidhen me uljen e varfërisë”, tha Doerte Doemeland, Kryeekonomiste në Bankën Botërore dhe Drejtuese e Projektit.

Projekti për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore synon të ruajë e mirëmbajë kushtet, si dhe të përmirësojë sigurinë e rrjetit rrugor, të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm dhe efficient të vlerave të rrugëve dhe kushteve të sigurisë në përfitim të përdoruesve të tyre. Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve kombëtare ka qënë vazhdimisht e keqfinancuar duke dëmtuar kështu qëndrueshmërinë e sektorit të transportit. Siguria në rrugë mbetet një problem madhor social dhe për shëndetin publik në Shqipëri me një numër mjaft të lartë viktimash për vit krahasuar me vendet e rajonit. Projekti gjithashtu, do të ndihmojë qeverinë në kryerjen e reformave për menaxhimin e investimeve publike në mënyrë që investimet të jenë të mbështetura nga pikëpamja fiskale dhe në përputhje me planin e buxhetit afatmesëm.

Qëkur Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore në 1991, vendi ka përfituar 86 projekte me një vlerë totale prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë, në formën e granteve dhe kredive të IDA-s, si dhe huave të IBRD-së.