Die-Bayern-

Bayerni në fazën grupore

Me rezultat të përgjithshëm prej 3-0, Bayern Munichu ka fituar përballë ekipit të Zurichut, për t’u kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultat 2-0 në favor të gjermanëve, ndërsa edhe në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin Letzigrund, bavarezët fituan, kësaj radhe me rezultat 1-0.

Nuk kaluan shumë minuta pas fillimit të takimit (7’), dhe Mario Gomez kaloi mysafirët në epërsi pas asistimit të Thomas Mueller.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, ashtu që goli i pjesës së parë ishte i vetmi në këtë takim.

Villarreali e ka përmbysur epërsinë minimale të Odenses nga takimi i parë duke fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese për të siguruar kualifikimin në fazën e radhës.

Në fazën grupore është kualifikuar edhe Dinamo e Zagrebit që ka fituar përballë Malmos me rezultat të përgjithshëm prej 4-3. Ndërsa në këtë fazë do të luajë edhe APOEL Nicosia që e ka eliminuar Wisla Krakowin.