Bayern-Chelsea, llogari të hapura

Bayern-Chelsea, llogari të hapura

Bayern-Chelsea, llogari të hapuraPraga, kryeqyteti i Republikës Çeke po bën përgatitjet e fundit për të pritur Superkupen e Europës, që për herë të parë pas 15 vjetësh nuk do të zhvillohet në stadiumin “Luigji II” të Monakos.

“Eden Arena” do të hapë skenën për futbollin aristokrat europian, me Bayern Munchen dhe Chelsean që do të kërkojnë të koleksionojnë trofeun e Superkupës, që më shumë vlen për prestigj.

Kampionët në fuqi të Europës kanë llogari të hapura me fituesit e edicionit të fundit të Europa League për atë humbje të papritur në “Allianz Arena” në maj të 2012, në finalen e madhe të Champions league, ku gjithçka u vendos pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë.

Ajo që e bën më intriguese këtë sfidë është edhe fakt që përballë njëri-tjetrit do të jenë Pep Guardiola dhe Jose Mourinhos, mes të cilëve ekziston një rivalitet deri armiqësor, që nisi në 2010 në Primera Division e që vazhdon në distancë edhe tani që dy emrat e mëdhenj të trajningut europian drejtojnë në kampionate të ndryshme. Nëse do t?i bënim një bilanc përplasjeve mes tyre, trajneri aktual i Bayern është ndjeshëm në avantazh.

Thiago Alcantara dhe Holger Badstuber janë mungesat e sigurta në formacionit e Guardiolës për arsye dëmtimi, ndërsa Franck Ribery dhe Javi Martinez janë në dyshim.

Ndryshe nga rivali i tij, Mourinho e ka organikën thuasje të plote, ku mungesa e vetme prite të jetë David Luiz, i cili vuan nga një tërheqje muskulore.

Sfida luhet nesër në ora 20.45.