Basri Bajrami, shqiptari që rrëmbeu ish-kryeministrin belg (1)
Rrëfimi i jetës së Basri Bajramit, nuk mund të harrohet. I nisur rrugës për në Amerikë, Belgjika bëhet vendbanim i tij për 30 vite të plota, nga të cilat gjysmën do t’i kalojë në burg kurse pjesën tjetër në liri. Nga kidnapues, në biznesmen. Jeta dhe biografia e këtij njeriu është e mbushur me shumë ndodhi, kurse gazeta “KOHA” nga afër ua sjell në disa vazhdim.

Foto : Basri Bajrami para gjygjit
Rrëfim jo i zakonshëm i një jete të pazakontë. Pas 20 viteve, Basri Bajrami, rrëfen për kidnapimin e kryeministrit belg, Poul Vanden Bjonants. Si arriti grupi që gjatë viteve të 80-ta ishte frikë për gjithë Belgjikën, të arratiset nga burgu më i famshëm dhe më i siguruar, Sen Zhili. A e shiti Maqedonia shtetësinë e Basri Bajramit për shkaqe politike? Nga kidnapues në biznesmen. Ç’ka punon Basri Bajrami tani? I pyetur atëbotë nga gazetarët në prag të seancës gjyqësore nëse e njeh kryeministrin belg, Bajrami përgjigjet: Jo! I pyetur, a e njeh Patrik Amersin: Nuk njoh askënd-përgjigjet Bajrami. Kjo ka qenë dikur. Por rrëfimi i jetës së Basri Bajramit, nuk mund të harrohet. I nisur rrugës për në Amerikë, Belgjika bëhet vendbanim i tij për 30 vite të plota, nga të cilat gjysmën do t’i kalojë në burg kurse pjesën tjetër në liri. Nga kidnapues në biznesmen. Shumë ndodhi janë në biografinë e këtij njeriu. “Kam filluar si aksionar i një kazinoje në hotelin ‘Sheraton’, në Plas Rezhi në Bruksel, ku kemi punuar shumë mirë gjatë viteve ’79 deri më vitin ’82. Kemi pasur problemet me qeveritarët në Belgjikë dhe me taksat. Në vitin 1985 kam pasur disa probleme për disa vjedhje të armatosura, ku kam qenë i njohur në disa vende. U kam pohuar se ka një person i cili njëjtë ngjan me mua. Nga ky moment ka filluar që jeta ime të ecë në kahe tjetër”, thotë Basri Bajrami.

Foto : Kidnapimi i Dytë
[ad#ad-8]
Pse kidnapohet kryeministri belg?
Disa muaj të kaluar në burg, Basri Bajramit do t’i sjellin shoqëri dhe ide të reja, që përfundimisht t’ia dalin, ta lirojnë nga burgu Patrik Amersin. Së pari kanë shtënë në veturën e cila
ka transportuar të burgosur, kanë lënduar dy rojet dhe kanë marrë Patrikun. Personi për të cilin u bë plani doli në liri. Prejt atëherë formohet grupi dhe do të bëhet plan për kidnapimin e kryeministrit belg, Poul Vanden Bjonants. “Në vitin 1989, në kokat tona erdhëm në një konstatim të përbashkët që ta kidnapojmë personin në fjalë, për shkak se pikërisht ai deri sa ka qenë ministër i financave na ka vjedhur apo reketuar të hollat tona. Ai të dielën pasdite kishte takim më të dashurën dhe atë ditë nuk i kishte me vetetruprojat. Ne e pritnim në garazhet poshtë dhe e marrim për ta dërguar 300 kilometra më larg në kufi me Anglinë, në vendin e quajtur Puke. Kryeministrin belgë e kemi përcjellë plotë katër muaj e 20 ditë, ditë e natë. Jemi ushqyer me sandviç nëpër vetura të ndryshme. I kemi pas të gjitha të dhënat çka na duhet ti kemi për një person, e kemi ditur edhe kur shkon te e dashura e tij, e cila u quhej Enis. Gjatë ditëve që e patëm në kidnapim, çdo herë jemi munduar që të mos na dëgjon zërin. Mbanim llogari, pasi që pas një kohe ka qenë mundësia e madhe që të na njoh
zërin. Të njëjtin e kemi mbajtur plotë 32 ditë. Për të gjitha gjërat dhe llogaritë për të hollat dhe si dhe për gjërat tjera me të kemi komunikuar me shkrimit. Kryeministrit në fjalë i kemi kërkuar plotë 20 milionë marka gjermane, dhe kemi arritur të marrim vetëm 5 milionë. Këto detaje janë shkruara në librin ‘Naron Son de Vi’. Nuk kemi pasur mundësi ti marrim më shumë sepse duhet të komunikonim me shumë persona dhe ka qenë rrezik të mos na njohin. Kemi rënë në kontakt me djalin e tij, Kristijan, por gjithashtu e dinim se për rreth tij ka edhe shumë shërbime të policisë siç janë: CIA, DSD nga Franca, policë nga Anglia etj,. Kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos vijë edhe ndonjë keq kuptim mes nesh por edhe në marrëdhëniet me vet ministrin. Duhet ditur se më së lehti është të kryhen punë të tilla, por vështirësia është si t’i marrish të hollat. Në këtë rast kemi pas shumë fat, nuk kemi pas as një incident, të shtënë apo për të lënduar dikë. Ne gjithashtu kemi bërë edhe disa lojëra me shërbimet e policisë speciale “BSR”, të cilët kanë menduar se këtë kidnapim e ka kryer ndonjë grup shumë i madh dhe mirë i organizuar për shkaqe politike, dhe jo disa persona të thjeshtë të cilët kanë pas mos marrëveshje me vetë kryeministrin. Pas 32 ditëve e kemi afruar deri tek një stacion i trenit në një qytet belg, ku i dhamë të holla për taksi. E gjithë Belgjika nuk e ka të njohur se ne e kemi kidnapuar, por se i njëjti këtë kidnapim e ka kryer vetë, për ti larë të hollat të cilat i ka vjedhur më herët deri sa ka qenë në poste”, rrëfen Basri Bajrami.

Foto : Basri Bajrami Sot
Kush është “VDB”?
Poul Vanden Bjonants apo “VDB” është kryeministri i fundit flaman i cili ka udhëhequr Belgjikën. Një personalitet shumë kontradiktorë në një kidnapim i cili është i mbushur me 1001 legjendë. VDB nuk është hero, e as simbol, sikurse edhe vetë kidnapuesit e tij, të cilët nuk janë socialistë revolucionar nga brigadat e socializmit, por vetëm një bandë e cila është e uritur për të holla. Por edhe të thënat se gjysma e të hollave kanë qenë të dorëzuara në ndihma humanitare, konsiderohen si ndër çudirat e mëdha të cilat e kanë habitur Belgjikën. “E gjithë situata në një farë mënyrë është shndërruar në një parodi, ku disa persona shfaqën dhunë dhe luftë të hapur ndaj shtetit, por i habitshëm ishte edhe fakti që edhe personat qytetarët e Belgjikës qëndruan disi nën hije të saj se çka po ndodh në jetën e përditshme. Dhe perceptimi i cili u thoshte për “VDB”- në se bëhet fjalë për një njëri shumë të fuqishëm”, thotë gazetari Borjan Jovanovski. Në moshën 70 vjeçare, i sëmurë nga zemra dhe i shurdhur në njërin vesh, “VDB” një ditë prej ditëve ka humbur në mes të rrugës duke shkuar në shtëpi, ku më pas policia e gjeti vetëm llullën e tij të duhanit dhe aparatin e tij të dëgjimit, e të cilat janë simbole të jetës së tij të përditshme. Dhe rasti i tij vetëm tre ditë ishte në faqet e para të gazetave. Ndërsa shumë njerëz në Belgjikë mendojnë se ai vetë i ka organizuar të gjitha këto për ti larë 2 miliardë franga zvicerane. Ai ka qenë figurë e kidnapimit për shkak se në atë moshë nga ai kërkoheshin të holla dhe jo ndikim politik. Ndërsa familjarët e tij kanë paguar dënimin e 1.5 milionë euro, kur Bjonants ishte i liruar në afërsi të Francës. Pres konferencat e tij të fundit kanë qenë triumfi i tij përfundimtarë. Rasti i tij u shndërruar në “VDB mani”, duke luajtur në ritmet e këngës e cila iu përkushtua atij me emrin “VDB TI NUK DO TË VDESËSH”. Këtu edhe ishte përfundimi i tij. Bjonants shumë shtrenjtë e pagoi jetën e tij si i kidnapuar. Kurse belgët qeshen me të, duke potencuar se
postet udhëheqëse të cilat i ka bartur, i ka shfrytëzuar për të ngritur pasuri personale. (Marrë nga emisioni “KOD” i TV A1)/Koha/

Basri Bajrami duke rrëfyer për jetën e tij
HI IGOT NICE BASRI BAJRAMI
basri bajrami osht legjend jo vetem ne kosov por edh ne gjith boten
dhe sa her e lecoj jeten e ti me mbushen syt me lot edh medoj se per mua aj osht njer i dukatin dhe duhet me pas respekt krejt shqiptar per to edh alex rudaj haki ceku ardiano amsterdam
Basri Bajramii osht Lengend
Respektt
Legjend I Gjall Ska me To Historija Tij Ka Me U Mbaj Mend Sot E 3000 Vjet…
Respekt…
Jemi krenar qe te kemi kusheri , je enderr e heroit e bere realitet . Rrofsh sa malet ti edhe familja jote