Basketbollisti Kejuan Johnson ju bashkua të premten Sigkos Bashkimit

Basketbollisti Kejuan Johnson ju bashkua të premten Sigkos Bashkimit

 Basketbollisti Kejuan Johnson ju bashkua të premten Sigkos BashkimitBasketbollisti amerikan Kejuan Johnson dhe nigeriano-amerikani Olasumbo Atoyebi i janë bashkuar të premten Sigkos Bashkimit. Ardhjen e dy lojtarëve e ka konfirmuar menaxheri i Bashkimit, Arlind Kaçaniku. Ai ka bërë të ditur se krahas dy amerikanëve ekipit do t’i bashkohet edhe lituani Rokas Uzas, i cili pritet të arrijë sot në Prizren.   

“Kemi marrëveshje deri në fund të edicionit. Besojmë se me sukses do t’i zëvendësojnë të huajt e larguar. Me këtë besoj se do ta kemi një ekip kompetitiv sikurse gjatë pjesës vjeshtore”, tha Kaçaniku. 

Johnson (193 cm) së fundi ka luajtur në Hungari, te skuadra Jaszberenyi, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Gjermani e Izreal. Atoyebi (203 cm) ishte pjesë e skuadrës spanjolle Melilla, kurse ka luajtur edhe në Lituani e Katar. Ndërsa lituani Uzas (202 cm) ka qenë pjesë e ekipit zviceran SAV Vacallo. Gjithashtu Sigkos Bashkimi ka angazhuar edhe dy basketbollistët vendorë, Ardian Krasniqin e Kushtrim Hydën.

Sigkos Bashkimi pjesën vjeshtore të BKT Superligës e ka përfunduar në pozitën e tretë me 23 pikë.

Ndërkohë zyrtarë të klubit Peja kanë bërë të ditur se janë duke negociuar me basketbollistin Yll Kaçaniku.