Bashkimi Europian plan ndihmash për Ukrainën

Bashkimi Europian plan ndihmash për Ukrainën

Bashkimi Europian plan ndihmash për UkrainënPresidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo ka prezantuar ndihmën e Bashkimit Europian për Ukrainën. Ndihmë financiare kjo që konsiston në dhënien e 11 miliard eurove brenda dy vjetësh. Fillimisht Barrozo ka hedhur vështrimin në atë që po ndodh aktualisht në vend.

“Eshtë shokuese ajo që kemi parë ditët e fundit në Ukrainë. Dhe në një moment që mendojnë se paqja është e garantuar, del se kjo nuk është e vërtetë”, tha Barrozo.

Por pavarësisht kësaj Barrozo ka bërë të qartë se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një shteti.
“Bashkimi Europian ka pasur një moto, që vazhdon ta mbrojë dhe do ta ketë, janë ukrainasit ata që duhet të vendosin për të ardhmen e tyre”, u shpreh ai.

Duke i referuar ndihmës financiare të BE-së për Kievin Barrozo u shpreh se më tepër se një çështje sasie është çështje kohe.
“Komisioni Europian ka krijuar një paketë ndihmash financiare në mbështetje të Ukrainës. Shuma e cila sigurisht do të jepet në forma të ndryshme llogaritet deri tek 11 miliard euro”, deklaroi Presidenti i KE.

Sipas presidentit të Komisionit Europian kjo paketë ndihmash duhet të marrë menjëherë aprovimin e 28 vendeve anëtare që do të takohen në një mbledhje të jashtëzakonshme të enjten.