Bashkimi Europian nuk pranon emigrant nga Kosova

Bashkimi Europian nuk pranon emigrant nga Kosova

Bashkimi Europian nuk pranon emigrant nga KosovaPasuria shoqërore u shndërrua në gërmadha, donacionet e BE-s kaluan në xhepat privat, prodhimet vendore dhe kompanitë u terrorizuan në emër të tregtisë së lirë dhe haraçit. Kush janë ata që privatizuan, tenderuan, terrorizuan (Haraç) dhe tregtuan, zonja Ministre?

Po mundohem në mënyrën më të thjesht të mundshme ta shkruaj ketë mendim, që ta kuptojë secili qytetarë, se pse po ndodhë kjo gjendje e rendë ekonomike në Kosovën tonë të dashur.

Politika e tanishme që bënë pjesë edhe një pjesë e opozitës, çdoherë e kanë paraqitur dhe e paraqesin situatën të mirë e me trend zhvillimi. Realiteti po e vërteton të kundërtën, janë mbushur të gjitha shtëpitë për pranimin e azilkërkuesve me emigrant kosovarë, duke filluar nga Hungaria që është bërë e njohur edhe për opinionin kosovarë, e deri në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian .

Situata nuk do të ishte aq alarmante sikur perëndimorët të mos kapnin për “vesh” Ministren për Integrime Vlora Qitakun dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepin.,,/BS/