Bashkëshortet e Messit dhe Fabregasit

Bashkëshortet e Messit dhe Fabregasit

Bashkëshortet e Messit dhe FabregasitPër një herë të vetme, Lionel Messi dhe Cesc Fabregas nuk arritën të tërhiqnin vëmendjen mbi vete, siç janë mësuar se herë shfaqen së bashku në fushat e futbollit. Dy yjet e Barcelonës, nga 26 vjeç, janë të pranishëm në ishullin spanjoll të Formenterës, ku po kalojnë pushime përkrah bashkëshorteve të tyre, shoqëruar me fëmijët.

Antonella Roccuzzo, “gjysma” e Messit u shfaq në dy role, në atë të një vajze tërheqëse me pantallonat e saj të shkurtra dhe në atë të një nëne të përkushtuar, ndërsa u fotografua gjithmonë në kontakt me të birin Thiago.

Nga ana e saj, partnerja 38-vjeçare e Fabregas, Daniella Semaan, tregoi se për të vitet mbeten në vend, ashtu si pasioni gjithmonë i pranishëm në lidhjen e saj me kampionin e botës dhe Evropës me Spanjën.