|

Bashkëpunimi rajonal e sjell Robert Cooperin në rajon

Diplomati amerikan Philip Reeker nuk ka arritur që t’i bindë Prishtinën e Beogradin që të bëjnë kompromis rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.

Kosova tashmë i ka çuar duart nga termi “Republikë” para saj, por Beogradi insiston që t’i shtohet fusnota 1244, gjë që pala kosovare po e refuzon.

Kjo është çështja rreth se cilës lehtësuesit e dialogut po përpiqen që t’i bindin palët të arrijnë marrëveshje. Arritja e saj do të lehtësonte edhe raportet e Kosovës me BE-në.

Por burime ndërkombëtare kanë shpjeguar për gazetën se palët nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe nuk janë pajtuar as pas vizitës në Prishtinë e Beograd të diplomatit amerikan Phillip Reeker, që bashkë me diplomatin evropian Robert Cooper lehtëson dialogun.

Situata e vështirë, sipas një burimi ndërkombëtar që ka dashur të mbetet anonim, do të bëjë që javën e ardhshme të lëvizë edhe vetë shefi i ndërmjetësimit të dialogut, Roobert Cooper. Ai do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, me qëllim që t`i bindë palët për më shumë progres.

Komentoni