Bashkëpunimi i Toyota-s me BMW

Bashkëpunimi i Toyota-s me BMW

Bashkëpunimi i Toyota-s me BMWKompanitë “Toyota” dhe “BMW” edhe zyrtarisht e kanë konfirmuar marrëveshjen për zhvillimin e përbashkët të automobilit të ri sportiv.

Përveç punës në këtë projekt interesant, te dy kompanitë kanë bërë të ditur se me forcat e përbashkëta do të zhvillojnë sistemin e ri të qelizave djegëse për modelet e tyre deri në vitin 2020.

Në plan është edhe zhvillimi i teknologjisë së materialeve të lehta dhe hulumtimi dhe tentimi për zhvillimin e baterive për gjeneratën e re. “Toyota” dhe “BMW” do të kryejnë një hulumtim që të mund të krijojnë infrastrukturën për automobilin e ri sportiv, ndërsa ky hulumtim do të duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Në fokus do të jetë edhe forcimi i strukturës ekzistuese dhe materialet nga fibrat e karbonit të cilat do të shfrytëzohen edhe në modelet tjera të prodhuesit japonez dhe atij gjerman. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme e përgatitjes është projektimi i infrastrukturës adekuate për realizimin e projektit masiv.