Basha: Të premten të gjithë bashkë kundër drogës

Basha: Të premten të gjithë bashkë kundër drogës

Basha: Të premten të gjithë bashkë kundër drogësShqipëria duhet nxjerrë nga kthetrat e kartelit të drogës, tha kryetari demokrat në takimin që pati me qytetarët e Lezhës.

Ai bëri thirrje të marrin pjesë në priotestën e sëm premtës kundër qeverisë Rama, i cili sipas tij pati vetëm nëj strategji shkatërrimin e Policisë së Shtetit përmes emërimit të personave të lidhur me narkotrafikun, duke cuar vendin në këtë situatë emergjenteqë ka alarmuar edhe vendet e BE-së, drejt të cilave eksportohen tonelata droge. Edi Rama deklaroi Basha është përgjegjës edhe për rrezikimin e marrjes së statusit të vendit kandidat, një arsye më shumë pse ai duhet të largohet.

“Mohim, fshehje, mashtrim, mbulim, mbrojtje dhe mbështetje ka ofruar dhe ofron Edi Rama për narkotrafikantet. Çfarë bënë sapo morën pushtetin?! Hoqën mbi 400 oficerë të përkushtuar të Policisë të cilët bënë të mundur që Shqipëria të futet në NATO dhe shqiptarët të lëvizin pa viza. Solli njerëz të larguar, jo nga ne por nga ministra socialistë, për lidhje me krimin e organizuar dhe në veçanti me narkotrafikun, goditi dinjitetin e oficerëve profesionist e i zëvëndësoi ata me lidhje të ngushta me krimin. Edi Rama është përgjegjës ndaj duhet të largohet. Ky është njeriu i cili me symbyllje dhe syshkelje kërcënon integrimin e vendit duke i hapur portat kartelit të drogës. Ky është Edi Rama dhe kjo është një arsye më shumë pse duhet të ikë”- deklaroi kreu demokrat.

Sipas Bashës në popull ka zemërim, dhe Rama është i frikësuar nga kjo.

“Më përpara kur ishte në opozite fajin për gjithçka e kishte qeveria. Tani që është në qeveri fajin për gjithçka e ka opozita. Sado që përpeliten ditë pas dite, e shikoni që po bëjnë nga katër konferenca pë0 shtyp dhe lexojnë të njëjtën letër që ua kanë shkruajtur. I ka zënë frika. Pse I ka zënë frika ?! Sepse e dinë se përballë kanë jo vetëm PD, sepse axhenda jonë për t’u ngritur në këmbë dhe për të shporrur kartelin e drogës është axhenda e çdo shqiptari.

Duke e cilësuar këtë si një protestë jopartiake, Basha apeloi ndaj ët gjitëhev që të dalin të protestojën me vendosmëri për të cuar në shpi kryeministrin Rama.