Basha: Të gjithë të bashkuar kundër narkotrafikut

Basha: Të gjithë të bashkuar kundër narkotrafikut

Basha: Të gjithë të bashkuar kundër narkotrafikutNë orën 11: 36 minuta nisi protesta para kryeministrisë.Me pankarta në duar “Në këmbë kundër kundër drogës Rama në shtëpi” mbështetës të Partisë Demokratike dhe aleatëve të opozitës, janë grumbulluar para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Këtë herë ata janë më të shumtë në numër se në protestën e së enjtes së kaluar para Parlamentit.Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Edi Koka Edi Droga:” Stop Escobarama” .

Para kryeministrise edhe kreu i PD-se dhe drejtuesit e tjerë të lartë të PD-së dhe Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreu i PDK, Nard Ndoka i janë bashkuar marshimit i cili tashmë ka nisur.

Protestues ka edhe në sheshin “Skënderbej” para hotel Dajtit, si pjesë e marshimit që do vijojë nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para selisë së Kryeministrisë. Pritet që këtij marshimi t’u bashkohen dhe drejtuesit kryesorë të opozitës.

Një orë nga fillimi i protestës ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.

Përmes faqes së tij zyrtare në fb, Berisha ftoi shqiptarët të protestojnë kundër njeriut që me qeverine e tij ka bere Shqiperine vendin me te te pasigurte ne Europe. Ndërsa ka informacione nga gazetarët se në Lezhë janë ndaluar 3 autobusë me protestues.

Ora 10:56 Protestuesit nisin grumbullimin para Kryeministrisë
Basha: Shqiptarët gjenden sot të bashkuar, kundër narkotrafikut

“Shqiptarët gjenden sot të bashkuar, kundër një armiku që kërkon të prishë traditat tona, të marrë peng dhe të shtypë liritë e të asgjësojë ëndrrën tonë evropiane. Ky armik është droga, është narkotrafiku me përmasa të frikshme, i ngritur në sistem me përmasa të mëdha gjatë 5-6 muajve të fundit”. Kështu u shpreh sot në protestën e opozitës, vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Duke shtuar se intensifikimi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, ka shënuar shtim të madh sidomos që nga janari i këtij viti.

“Ky mbetet një moment kritik për fatin tonë si vend, por edhe si qytetarë, prindër apo fëmijë. Një grusht narkotrafikantësh, me lidhje në nivele të ndryshme të qeverisjes, guxuan ta vënë Shqipërinë në kursin kolumbian, nën kuptimin e sundimit të narkotrafikut. Por shqiptarët do ngrihen nën kushtrimin e virtyteve dhe ëndrrave tona, për ta hequr damkën e narkotrafikut. Për të treguar me gisht Edi Ramën, si përgjegjësin kryesor për këtë gjë, duke i kërkuar të largohet se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një kryesim të qeverisë dhe jo adjutant i narkotrafikut, siç Edi Rama ka treguar të jetë”, tha mes të tjerash, kreu i opozitës. Dhe për të theksuar gjithashtu se kjo është një ditë e madhe dhe një ditë historike.

“Kjo këtu, është Shqipëria e punës, e nderit dhe e virtyteve, e nderit dhe e demokracisë apo integrimit. Kjo është Shqipëria që nuk gënjehet, por që lufton dhe sakrifikon për vlerat që bashkojnë atë me aspiratat evropiane. Kjo është Shqipëria që nuk kthehet prapa dhe meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Shqipëria nuk është narkotrafiku, por populli i saj i lirë, por demokracia e qytetarëve të saj.

Edi Rama, kryeministri në detyrë, që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, është larg më shumë se kurrë Shqipërisë së vlerave dhe aq më keq, kundër qytetarëve”, tha ai.