Baseli në Champions League
Xherdan Shaqiri futet në lojë në minutën e 85-të, ndërsa asistoi në golin e tretë të shënuar në minutën e 87-të nga Frei. Shqiptarët e Baselit do të shijojnë fazën e grupit të Champions League, ku mund të ndeshen me njërën nga skuadrat më të mëdha evropiane, Barcelonën, Realin, Bayernin, Interin, Chelsea, Manchester United-in etj.
Baseli më i fortë në Tiraspol sesa në Basel. Kampioni i Zvicrës, Baseli, ndeshjen e kthimit e fitoi me rezultat 3:0 si mysafirë ndaj Sheriff Tiraspolit, ndeshje e vlefshme e play-offit të Champions League.
Baseli me katër shqiptarët: Xherdan Shaqirin, Beg Feratin e vëllezërit Granit e Taulant Xhaka kualifikohen në fazën e grupeve të Champions League.
Sukses i jashtëzakonshëm dhe që do të jetë mbase edhe historik për Baselin e fuqishëm.
Ndonëse Shaqiri e Ferati nuk u inkuadruan në lojë nga minuta e parë, por aktivizohen në pesë minutat e fundit të ndeshjes, janë më së hisedarë të këtij kualifikimit historik.
Baseli ndeshjen e parë si vendas e fitoi me rezultat 1:0, duke iu falënderuar asistimit të Xherdan Shaqirit dhe golit te Stocker.
Mirëpo, në ndeshjen e kthimit e cila është zhvilluar sonte në Tiraspol të Moldavisë, Baseli shkëlqeu në tërësi dhe arriti të fitoi me 3:0.
Xherdan Shaqiri para ndeshjes pati deklaruar se në Tiraspol do të luajnë futboll ofensivë dhe do të shënojnë fitore. Deklarata e tij u bë realitet dhe Baseli gjeti edhe kualifikimin historik.
Golat për Baselin i shënaun futbollistët: Streller (73′), Frei (80′ e 87′).
Në golin e tretë asistoi Shaqiri deri të Frei, i cili nuk e pati të vështirë të shënoi edhe për fitoren e lartë të skuadrës së tij.
Shaqiri futet në lojë në minutën e 85-të në vend të Stockerit, ndërsa Beg Ferati në minutën e 87-të ndërroi Yapi Yapon.
Shqiptarët e Baselit do të shijojnë fazën e grupit të Champions League, ku mund të ndeshen me njërën nga skuadrat më të mëdha evropiane, Barcelonën, Realin, Bayernin, Interin, Chelsea, Manchester United-in etj.
Edicionin e kaluar fatin e patën dy futbollistët shqiptarë që të luajnë në Champions League me skuadrën zvicerane, Zurich, Adrian Nikçi e Admir Mehmedi.