Bartomeu:Kontrata e Nejmar, e rregullt

Bartomeu:Kontrata e Nejmar, e rregullt

Bartomeu:Kontrata e Nejmar, e rregulltKlubi i Barcelonës reagoi pas akuzave për evazion fiskal lidhur me blerjen e Neymar. Shoqëria katalanase nëpërmjet një komunikate zyrtare bëri të ditur qëndrimin e saj për këtë çështje duke përmbledhur gjithçka në tre pika.

1. Marrëveshja e klubit për transferimin e futbollistit është kryer konform të gjitha rregullave dhe në vijë të drejtë me ligjet dhe legjislacionet e nevojshme.

2. Klubi do të jetë i pranishëm në Gjykatë në ditët e ardhshme, nëpërmjet avokatëve të tij, për të mbrojtjtur interesat dhe të drejtat e cënuara.

3. Barcelona është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet gjyqësore lidhur me këtë çështje, ashtu siç ka bërë që në momentet e para që çështja Neymar filloi të përflitej. Gjithashtu klubi do të jetë i pranishëm sa herë që të kërkohet prezenca e tij në këtë çështje.