Barcelona vendos taksë turistike

Barcelona vendos taksë turistike

Qyteti katalonas Barcelona planifikon të vendos taksë për turistët nga një euro për njeri, për një ditë qëndrimi, deklaroi zëdhënësi i Agjencisë për turizëm të Barcelonës Gabriel Gilera.

„Jemi duke shqyrtuar këtë mundësi dhe erdhëm deri te konstatimi se kjo masë mund të implementohet në planin strategjik për turizëm në qytetin. Në këtë mënyrë Barcelona do ta ndjek shembullin e qyteteve të mëdha turistike, si për shembull Parisit, deklaroi Gilera, ndërsa transmetoi Bgnes.

Rreth 6.5 milionë turistë kanë vizituar Barcelonën gjatë vitit 2009 ndërsa ky  qytet spanjoll do të jetë i pari në vend i cili do të vendos taksë turistike.