Barcelona shpenzoi 351 milionë për 5 vjet

Barcelona shpenzoi 351 milionë për 5 vjet

Barcelona shpenzoi 351 milionë për 5 vjetShpesh jemi mësuar duke i thur lëvdata një skuadre legjendare si Barcelona, e cila nga shumëkush konsiderohet si më e forta në histori të futbollit.

Në aspektin sportiv, është e vështirë ta gjesh një defekt në skuadrën e Tito Vilanovas, e cila po i mahnit të gjithë më ‘tiki-taka’.

Mirëpo, kjo skuadër nuk është ndërtuar vetëm nga ‘brumi’ i akademisë. Siç njofton e përditshmja sportive Marca, drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë shpenzuar plot 351,5 milionë euro për blerjen e lojtarëve, në 5 vjetët e fundit.

Shumë shpesh, siç raporton Marca, transferet kanë dështuar dhe paratë kanë shkuar huq. Kjo e përditshme e ka publikuar një grafikë, ku shihet se rrallë Barça ka dalë në plus, me futbollistët që kishte në dispozicion, e që i kishte shitur.

Një fotografi evidente vërteton krejt atë çka folëm deri tash rreth gjigantit katalunas, sukseset e së cilit megjithatë nuk mund t’i kontestojë askush.