Barcelona rikthehet e para

Barcelona rikthehet e para

Barcelona rikthehet e paraBarcelona ka fituar ndeshjen e javës së 23-të në La Liga kundër Sevillës me rezultat të thellë 1 – 4, duke shfrytëzuar shumë mirë humbjen e djeshme të Athletico Madridit për t’u rikthyer në krye por me pikë të barabarta me dy ekipet madrilene.

Ishte minuta e 15-të ajo që theu heshtjen e golave në Ramon Sanchez-Pizjuan falë golit të 21-vjeçarit Alberto Moreno që i tregoi barçës se nuk do ta ketë lehtë fitoren në këtë takim.

Loja e bukur dhe dominimi i vazhdueshëm i dhanë vendasve raste tjera shënimi. Rastet më të mira i takuan Carlos Baccas dhe Rakitiqit, ku më afër golit ishte i pari që goditi shtyllën e Valdesit.

Megjithatë kampioni nuk duhet nënçmuar kurrë.Në minutën e 34-të Messi harkoi për Sanchezin që nga pozita jashtë loje shënoi për barazim të rezultatit.

Lionel Messi i dha kahen tjetër takimit me një goditje nga vija e 16 metërshit që përfundoi në rrjetën e Bastosit për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 1 – 2.

Rasti i parë në pjesën e dytë u takoi edhe një herë vendasve përmes Vitolos që i vetëm para portierit nuk arriti të shënonte. Valdes pas këtij rasti pati shumë punë pasi që Sevilla nuk ndalej së sulmuari.

Por kur nuk shënon, pëson. Këtë e përsëriti magjiku Lionel Messi me golin e dytë personal me një goditje që nuk mund të ndalej për ta thelluar epërsinë në 1 – 3.

Takimi vazhdoi me sulme të Barcelonës që në minutën e 88-të përmes Fabregasit të cilit ju deshën 15 minuta nga inkuadrimi për të shënuar gol për rezultatin përfundimtar 1 – 4.

Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 57-të pikëve duke e bërë shumë interesante luftën për titull kampioni, ndërsa Sevilla mbetet me 31 pikë në vendin e 7-të.