Barcelona: “Kontakte me Rooneyn”

Barcelona: “Kontakte me Rooneyn”

Barcelona: “Kontakte me Rooneyn”“Kontakte me Rooneyn”. Ky ishte titulli i zgjedhur nga e përditshmja katalunase Sport, në edicionin e saj Online.

Manchester United është i interesuar ta shesë Wayne Rooneyn, i cili e ka kërkuar vet largimin, prandaj Barcelona i ka filluar negociatat me ‘Djajtë e Kuq’ për sulmuesin anglez.

Në rast të transferimit të ish futbollistit të Evertonit, gjiganti katalunas do ta përbënte një sulm ‘vrasës’ me treshen Messi-Neymar Rooney.

Ndërkohë, Barça është në kërkim edhe të mbrojtësit të Chelseat, David Luiz, në rast se nuk arrin ta transferojë Thiago Silvan nga Paris Saint Germaini.