Barcelona, klubi më i mirë i vitit 2012

Barcelona, klubi më i mirë i vitit 2012

Barcelona, klubi më i mirë i vitit 2012Barcelona është shpallur klubi më i mirë i vitit 2012 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Në 12 vendet e para ka plot pesë skuadra spanjolle, gjë që tregon edhe njëherë dominimin e futbollit iberik në vitin që kaloi.

Katalanasit kanë lënë pas në renditjen e IFFHS kampionët në fuqi të Europës, Chelsea. Në vend të tretë është renditur Boca Juniors i Argjentinës, ndërsa në vend të katërt Atletico Madrid.

Corinthias, Bayern Munchen, Real Madrid, Juventus, Borussia Dortmund dhe Lyon mbyllin dhjetëshen e parë.

Ja renditja e 12 klubeve më të mira të vitit 2012 nga IFFHS:

1. Barcelona (Spanjë) 307 pikë
2. Chelsea (Angli) 279
3. Boca Juniors (Argjentinë) 278
4. Atlético Madrid (Spanjë) 278
5. Corinthians (Brazil) 272
6. Bayern Múnchen (Gjermani) 270
7. Real Madrid (Spanjë) 259
8. Juventus (Itali) 231
9. Borussia Dortmund (Gjermani) 226
10. Olympique Lyon (Francë) 224
11. Athletic Bilbao (Spanjë) 220
12. Valencia (Spanjë) 219