Barcelona e vendosur për Koke

Barcelona e vendosur për Koke

Barcelona e vendosur për KokeTe Barça, mesfushori 22-vjeçar shikohet si pasardhësi perfekt i Xavit, njëri nga dirigjentët e lojës më të mirë të blaugranave, në sezonet e fundit. Në rastin e Koke nuk bëhet fjalë për interesim të zakonshëm sepse këmbëngulja duket mjaft serioze.

Për të mbërritur tek shërbimet aq të vyera të talentit të Atleticos, Barcelona do të ishte e gatshme të paguante klauzolën prej 60 milionë Eurosh që ndodhet në kontratën e Koke.

Nëse kjo shifër e çmendur parash do të përfundonte në arkat e klubit madrilen, Koke do të bëhej automatikisht futbollisti spanjoll më i shtrenjtë në histori, duke kaluar 58 milionëshin që Chelsea i pagoi Liverpoolit për Fernando Torres.

Dëshira e Barçës është të mos presë gjatë, por ta sigurojë mesfushorin brenda kësaj vere dhe kontaktet me drejtuesit e Atleticos kanë nisur.

Nga Los Colchoneros përgjigja ka qënë e qartë, Koke nuk shitet dhe kushdo që kërkon kartonin e tij duhet të plotësojë kushtet e klauzolës. Topi tashmë ndodhet në anën e Barcelonës, 60 milionë Euro nuk janë pak, ndërkohë që Koke është kthyer në një objektiv madhor.