Barcelona e Bayern kalojnë në gjysmëfinale
Barcelona ka mposhtur Milanin me ndihmën e dy penalltive, njëra prej të cilave ishte tejet e dyshuar, ndërkaq gjermanët e Bayern Munchenit përsëriten rezultatin e fitores të ndeshjes së parë me Marsiellen.
Kampioni evropian, Barcelona është inkuadruar në gjysmëfinale të Champion Leagues, pasi në ndeshjen e dytë çerekfinale ka dalë fitues në përballje me shtatë herë kampionin evropian, AC Milan, me rezultat 3:1. Takimi i para një javëve i zhvilluar në “San Siro” kishte përfunduar pa gola, ndërkaq krejt regji tjetër ishte në Barcelonë. Skuadra me këtë emër ka kaluar shpejtë në epërsi, futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi në minutën e 11-të e ka shndërruar në gol goditjen më të rëndë në futboll, pasi më parë ndaj tij kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar mbrojtësi i krahit Antonini. Por Milanin në lojë e kthejë, Nocerino, i cili mirë e shfrytëzoi asistimin e Ibrahimovicit në zonë duke mposhtur Valdezin nga afër.
Por gjyqtari holandez, Kuipers sërish akordoi penallti, këtë herë gjatë luftës për pozitë në zonë gjatë ekzekutimit të goditjes nga këndi, ai vlerësoi një ndërhyrje të palejuar të Nestës, e që rrallë herë akordohen dënime të tilla në këto raste. Edhe këtë herë argjentinasi ishte i saktë, duke rikthyer epërsinë e Barcelonës. Pas këtij goli të shënuar Milano u mundua të shënoi golin e barazimit, ndërkaq që këtë herë u dënua nga mesfushori, Iniesta, ai në minutën e 53-të, mirë shfrytëzoi topin e devijuar nga goditja e Messit dhe përballë Abiatit nuk e pat vështirë të plasoi topin në rrjetë. Deri në fund të takimit mysafirët u munduan të shënojnë së paku edhe një gol, ndërkaq katalunasit kanë lëshuar disa raste të pastra shënimi. Barcelona në gjysmëfinale e pret fituesin e takimit ndërmjet Chelseas dhe Benfices.

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen si në takimin parë në Francë, edhe në takimin dytë me skuadrën e Olimpique Marsielle, të zhvilluar në “Allianz Arena” ka shënuar fitore me rezultat 2:0. Këtë radhë shënues i dyfishtë ishte kroati, Ivica Oliq, i cili realizoi në minutën e 13-të përkatësisht 37-të. Francezët kot u munduan, por skuadra e Didier Descham duhet të mbetët e kënaqur me arritjen deri në mesin e tetë skuadrave më të mira të kësaj gare, pasi që një kohë të gjatë kjo skuadër nuk është gjetur kaq lartë. Derisa francezët presin edidiconin e ardhshëm për të shpresuar suksese në Champions Leagues, Bayerni sipas të gjitha gjasave do të ndeshet me real Madridin, që në takimin parë në udhëtim kishte mposhtur Apoelit, 3:0.
Barcelona – Milan 3:1 (2:1)
Stadiumi “Camp Nou” në Barcelonë
Shikues: 90.000
Shënues: Messi (11’ dhe 41 pen.) – Nocerino (33’)
Gjyqtar: B. Kuipers
KV: Busquets, Cuenca – Nesta, Antonini; Seedorf, Nocerino,Robinho
FC Barcelona: Valdes; Dani Alves, Pique (Adriano), Mascherano, Puyol; Busquets, Xavi (Alcantara), Iniesta; Cuenca, Messi, Fabregas (Keita).
AC Milan: Abbiati; Abate, Nesta, Mexes, Antonini; Seedorf, Ambrosini, Nocerino; Boateng (Pato (Lopez)); Ibrahimovic, Robinho.
Bayern Munchen – O.Marsielle 2:0 (2:0)
Stadiumi “Allianz Arena” në Mynhen
Shikues: 66.000
Shënues: I. Olic (13’ dhe 37’)
Gjyqtar: S. Moen
KV: Alaba – Mbia
Bayern Munchen: Neuer, Boateng, Lahm, Badstuber, Ribery, Alaba, Gustavo, Kroos (Rifnha), Tymoshchuk,Olic Muler (Gomez).
Marsielle: Mandanda, Azpilicueta, N’Koulou, Morel (Kabore), Fanni, Cheyrou, Mbia, Brandao(Amalfitano), Remy (Gignac), Avew.

messi ma i miri ne bot dhe e dua shum