Gerard_Pique

Barcelona, dëmtohet Gerard Pique

Barcelona nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Gerard Pique për Superkupën e Europës ndaj Portos, ndeshje që do të zhvillohet nesër.

Futbollisti spanjoll është dëmtuar në seancën e djeshme stërvitore në pulpën e këmbës së majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalanas duke lënë të kuptohet se Pique përveç ndeshjes së nesërme ndaj Portos në Monako, nuk do të luajë as dy ndeshjet e radhës me përfaqësuesen spanjolle: miqësoren ndaj Kilit më 2 shtator dhe ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 ndaj Lihtenshtejnit më 6 shtator.