Barcelona barazon në Camp Nou

Barcelona barazon në Camp Nou

Barcelona barazon në Camp Nou Barcelona ka barazuar sonte me rezultat 2-2 në Camp Nou në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Malagas.Goli i parë erdhi nga Manuel Iturra në minutën e 26-të, ndërsa pas vetëm tre minutash barazoi Lionel Messi, 1-1.

Në minutën e 30-të, Carles Puyol shënoi golin e epërsisë për katalunasit, 2-1 por në minutën e fundit të kohës së rregullt (90′), Camacho shënoi për të barazuar rezultatin në Camp Nou.

Vlen të theksohet se mysafirët luajtën në pesëmbëdhjetë minutat e fundit me një lojtar më pak, pasi Monreal u përjashtua me karton të kuq.Ky rezultat lë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit, të cilën Barcelona e zhvillon si mysafir.