Juan

Barçe mendon për Juan Matan

JuanGjiganti spanjoll, Barcelona është rikthyer në kërkim të mesfushorit spanjoll Juan Mata.

Edhe pse janë të dënuar nga FIFA për mos kryerjen e blerjeve deri në janar të vitit 2016, ‘Blaugranët’, po bëjnë plane afatgjate për skuadrën e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që shkruan ‘Mundo Deportivo’, gazetë e afërt me klubin, katalunasit po vëzhgojnë gjendjen e mesfushorit te United, për ta transferuar atë në janar.

Mata u kërkua edhe më parë nga Barcelona por zgjodhi të transferohej në Chelsea nga Valencia.

Për t’i fituar shërbimet e 26-vjeçarit, Barça mendon të shpenzoj rreth 35 milionë euro në janar të vitit 2016.