Barca transferon Alen Haliloviç

Barca transferon Alen Haliloviç

Barca transferon Alen Haliloviç Skuadra e Barcelonës është afër t’i siguroj shërbimet e talentit me pasaportë kroate, Alen Haliloviç.

Sipas medieve kroate gjiganti nga Camp Nou është i gatshme të shpenzoj 5 milion euro për Lionel Messin e ri, i cili është pjesë e skuadrës kroate, Dinamo Zagreb.

Thuhet se drejtuesit e ekipit katalunas do të udhëtojnë drejtë Zagrebit për të finalizuar marrëveshjen. Kurse, sipas medieve kroate Haliloviç mund të transferohet në Barcelonë gjatë verës së ardhshme.

Haliloviç i cili është vetëm 17 vjeçar ka debutuar me ekipin e parë të Dinamo Zagrebit në vitin 2012. Ndërsa, nga viti 2013 mesfushori ofenziv ka debutuar me përfaqësuesen A të Kroacisë. Ai llogaritet si një futbollistë me të ardhme të ndritshme.