Barak Obama : Vendi ka nevojë t'u përshtatet sfidave të reja

Barak Obama : Vendi ka nevojë t’u përshtatet sfidave të reja

Barak Obama : Vendi ka nevojë t'u përshtatet sfidave të rejaPresidenti Barak Obama filloi sot mandatin e ri katërvjeçar me një ceremoni publike në pjesën perëndimore të ndërtesës së Kapitolit.

Ai mbajti një fjalim që u ndoq nga disa qindra mijë njerëz që kishin mbushur lëndinën qendrore të kryeqytetit amerikan.
Përballë Kapitolit, në prani të qindra mijë njerëzve, zoti Obama bëri betimin, teksti i të cilit u lexua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Më pas, në fjalimin e tij të inaugurimit, Presidenti u bëri thirrje amerikanëve të lenë mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e vendit.
“Ne nuk mund t’i vëmë absolutizmit emër të gabuar duke e quajtur parim, nuk mund ta zëvendësojmë politikën me spektaklin dhe as t’i trajtojmë sharjet sikur të ishin një debat i arsyeshëm. Ne duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë, duke e ditur se puna jonë nuk do të jetë e përsosur.”

Në fjalimin e tij, Presidenti Obama foli mbi të drejtat që sanksionon Kushtetuta amerikane “për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Por ai tha se vendi ka nevojë t’u përshtatet sfidave të reja, në mënyrë që çdo qytetar të mund të jetojë në siguri dhe dinjitet.
“Ne, populli, ende besojmë se çdo qytetar meriton një siguri dhe një dinjitet bazë. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje të vështirë për të pakësuar koston e kujdesit shëndetësor dhe për të ulur deficitin. Por ne jemi kundër teorisë se Amerika duhet të zgjedhë mes kujdesit për brezin i cili e ndërtoi këtë vend dhe investimit për brezin që do të ndërtojë të ardhmen e vendit.”