Barack Obama: Ukraina të lëvizë kah qeveria e unitetit

Barack Obama: Ukraina të lëvizë kah qeveria e unitetit

Barack Obama: Ukraina të lëvizë kah qeveria e unitetitPresidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja e arritur për pushim të armiqësive ndërmjet qeverisë dhe protestuesve, ndoshta ”do të qëndroj”, por përfundimisht, Ukraina duhet të lëvizë kah qeveria e unitetit dhe zgjedhjet e lira dhe korrekte.

Këto komente zoti Obama i bëri mbrëmë vonë në Meksikë, disa orë pasi presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich, dhe liderët opozitarë, arritën marrëveshje për pushim të armiqësive dhe për fillimin e bisedimeve direkte për përfundimin e krizës së përgjakshme në këtë vend.

Presidenti Obama tha se ai nuk i sheh përleshjet e dhunshme në Ukrainë dhe Siri, ndërmjet qeverive dhe popullit të tyre, si pjesë e ”Lojës së shahut të Luftës së Ftohtë”, ku garojnë Shtetet e Bshkuara dhe Rusia.

Obama tha se megjithqë Rusia ka ndikim në të dy qeveritë, trazirat në këto dy vende janë ngritur nga populli që insiston në të drejta fundamentale.