Barack Obama takon Dalai Lamën

Barack Obama takon Dalai Lamën

 Barack Obama takon Dalai LamënPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të takohet sot me liderin shpirtëror tibetian Dalai Lama.

Zyrtarët amerikanë thonë se SHBA-ja nuk po mbështet pavarësinë e Tibetit, por thjesht është e shqetësuar për të drejtat e njeriut në Kinë.

Ndërsa vetë Kina ka kërkuar që ky takim të anulohet pasi do të “dëmtojë seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”. Kina e përshkruan Dalai Lamën si separatist, ndërsa lideri shpirtëror thotë se ai thjesht kërkon autonomi më të madhe për Tibetin dhe jo pavarësi.

Barack Obama dhe Dalai Lama janë takuar për herë të fundit në vitin 2011.

Tibeti qeveriset si një rajon autonom në Kinë, ndërsa vendi i madh aziatik akuzohet nga Perëndimi se po shtyp lirinë politike dhe fetare të Tibetit.

Kina nuk i pranon këto akuza duke thënë se zhvillimi ekonomik i saj ka përmirësuar jetën e tibetianëve.